Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët Veliu, Haziri dhe Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve.