Përfundon takimi ndërmjet liderëve të shtetit dhe ambasadorëve të Quint’it.
Temë e diskutimit ishte demarkacioni dhe siguria në vend.
I pari që doli nga mbledhja ishte kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj pastaj nga mbledhja dolën edhe ambasadorët.
Asnjëri nga të pranishmit nuk pranuan të flasin për media përveç liderit të NISMA-s Jakup Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se se janë diskutuar disa tema, por në fokus kryesor ka qenë demarkacioni.
Ai tha se nuk e kupton insistimin e qeverise per ta proceduar aq shpejtë në Kuvend këtë marrëveshje pas debatit që u mbajt.