Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçi-BE, Marrëveshja mund të nënshkruhet më 18 mars

Bruksel | 27 Shk 2023 | 18:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një deklarim për medie, falënderoi palët për konstruktivet.

Borrell tha se palët janë pajtuar se se nuk ka më nevojë të bisedohet Plani Evropian. Ai bëri të ditur se takimi i radhës pritet të zhvillohet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, ku la të nënkuptohet se mund të nënshkruhet marrëveshja.

Borrell tregoi se është diskutuar edhe çështja e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Takimi trepalësh Kurti-Borrell-Vuçiq nisi nga ora 17:15, për të vazhduar gati tri orë.

Në Bruksel nis takimi Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se pret që palët të kenë “qasje konstruktive” ndaj propozimit të bllokut evropian për normalizimin e raporteve.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi ai në Twitter.

(Video: European Union)

Të ngjashme