Ka përfunduar takimi ndërmjet VV-së dhe LDK-së, pa marrëveshje finale.
Pas takimit në konferencë për media të dy liderët, Alibn Kurti e Isa Mustafa thanë se janë dakorduar për të gjitha temat, por që për finalizim do të mbajnë edhe një takim tjetër.
“Takimi ishte konstruktiv i konfirmuam të gjitha dakordimet, nesër është takimi i radhës për t’i përmbyllur të gjitha marrëveshjet tona nga grupet. Po ashtu do të takohemi ne dy liderët për ta përmbyllur marrëveshjen”, tha Kurti.
Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se patën një takim të frytshëm ku edhe i uroi fitoren Kurtit dhe VV-së. Ndërsa bëri të ditur se edhe nesër do të takohen për të definuar marrëveshjen.
“Ne patëm një takim shumë të frytshëm dhe përmbajtjesor, unë ja urova zotri Kurtit fitoren dhe arritjen e Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë dhe poashtu besimin që VV dhe LDK e kanë marrë si ndryshim i jetës ekonomike, sociale të qytetarëve dhe për forcimin e shtetit ligjore. Ne konstatuam se ajo që është arritur nga grupet punuese thuajse është përfunduar, dhe nesër do të takohen për definim, dhe ne shohim arsye të fortë të mbajmë biseda të rregullta dhe të përcaktojmë përgjegjësitë në qeverinë e ardhshme”, tha ai.