Pas më shumë se tri orë, ka përfunduar takimi ndërmjet grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së, që në fokus kishte temën për zhvillimin ekonomik, raporton EkonomiaOnline.
Pas takimi para medieve foli Glauk Konujfca nga VV-ja i cili tha se takime të tilla do të mbahen edhe në të ardhmen, derisa të koordinohen 100 për qind për bashkëqeverisje.
Ai tha se diskutuan për reformat në ekonomi.
“Në qeverinë e ardhshme duam që të gjitha të jenë të sqaruara. Nuk kemi folur për emra vetëm për ekonominë çfarë reforma, ka qenë përballje e programit të vetëm të nivelit ekonomik, të LDK dhe VV. Këto kanë qenë programe të detajizuara, e keni parë edhe në fushatë që 2 partitë kanë qenë edhe pjesë e fushatës. Prej këtyre dy programeve dhe premtimeve gjatë fushatës Diskutimet do të vazhdojnë, zhvillimin ekonomik vetëm do ta përmbyllim dhe për shëndetësi dhe të tjera, Nëse na duhet do të takohemi edhe më shumë se 4 herë, por me 4 takime do ta përmbyllim”, tha Konjufca.
Konjufca tutje u shpreh se grupi punues i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ngritur 40 tema të fushës së ekonomisë, derisa tha se për shumicën e temave dy palët janë pajtuar.
“Për tri orë të tëra, që kanë qenë diskutime mjaft intensive, folëm vetëm për këtë fushë. Mund t’ju them se janë ngritur mbi 40 tema, pra është diskutuar për 40 çështje të ekonomisë”.
“Mbi 90 % prej tyre jemi pajtuar se çfarë vendime dhe çfarë reforme do të duhej të merrte qeveria e ardhshme, për 10 % për të cilat nuk kemi qenë dakordime finale do t’i kurorëzojmë në takimet e ardhshme”.
“Për temat më të rëndësishme kemi gjetur pajtim, mirëpo ne duam të dakordohemi që të mos jetë asgjë e pasqaruar në qeverinë e ardhshme. Duam që diskutimet të jenë sa më të thella në mënyrë që kur të fillojë praktikisht funksionimi i qeverisë së ardhshme të mos na dalin mospajtime”.
Në këtë takim sot prezent ishin, Galuk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati nga LVV si dhe Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Besnik Krasniqi nga LDK.