Në qendrën e kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, Testi i Maturës për afatin e dytë është mbajtur pa asnjë vonesë dhe gjithçka ka shkuar në rregull, ka konfirmuar për Ekonomia Online, zv.drejrori Nazim Berisha.
Berisha tha se testet janë shpërndarë në kohë dhe nxënësit janë shprehur të përgatitur. Ai ka treguar se në këtë shkollë janë testuar 97 nxënës kurse 70 të tjerë në Shkollën “Xhemail Mustafa”.
“Në këtë afat gjithçka ka shkuar në rregull, të gjitha përgatitjet janë bë më kohë, monitoruesit kanë ardhur me kohë, prej ministrisë së arsimit kanë ardhur me kohë, gjithçka ka filluar mirë, me kohë, përgatitjet janë kanë siç thash edhe më herët në rregull, edhe ka përfunduar gjithçka me rregull”.
“Fatmirësisht jo nuk kemi pas, shumë qet ka shkuar, nuk është vetëm mendim i imi por edhe i përfaqësuesve të MAShTI-t dhe të DKA-së që gjithçka ka qenë në rregull. Në listë i kemi pas 97 nxënës, në këtë shkollë edhe 70 në Xhemail Mustaf”.
Përderisa në gjithë vendin 6 mijë e 670 maturantë kanë përfunduar testin e maturës në afatin e dytë.
Procesi i testimit ka filluar në orën 10:00 dhe ka përfunduar në 13:00.