Ka përfunduar tryeza e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën u diskutua për zgjedhjet e parakohshme, mirëpo partitë politike nuk u dakorduan për dërgimin e vendit në zgjedhje.
Partitë politike kundërshtuan deklaratën e LVV-së të shpërndarë në tryezën, në të cilën po diskutohet për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, raporton Ekonomia Online.
PDK-ja kundërshtoi këtë deklaratë duke thënë se nuk janë konkluzionet e arritura nga kjo tryezë.
Edhe LDK-ja që përkrahë këtë temë është treguar kundër kësaj deklarate.
Edhe deputeti nga Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se VV-ja po imponon përfundimet e tryezës.
Në fund Kurti ka thënë se pret nga të gjitha partitë sygjerimet për këtë tryezë.