Do t’ju duhet ta pranoni amvisa! Jo gjithmonë na ndodhet në shtëpi zbutësi i rrobave, pa të cilin nuk mund të bëjmë..
Për t’i shpëtuar situatës, sot Shije ka vendosur t’ju tregojë një mënyrë të lehtë të përgatitjes së zbutësit të rrobave, në kushte shtëpie!
Jeni gati? Ndiqni hapat si më poshtë:
Përbërësit:
50ml uthull molle
100ml ujë
2 lugë gjelle sodë buke
disa pika vaj esencial.
Përgatitja:
Merrni një enë apo një bidon bosh që nuk ju duhet, lajeni mirë dhe më pas hidhni brenda tij 100 ml ujë dhe 50 ml uthull të bardhë.
Shtoni 2 lugë gjelle sodë buke dalëngadalë, pasi krijon shkumë. Trazojini mirë të gjithë përbërësit dhe zbutësi juaj është gati.
Mund t’i shtoni disa pika vaj esencial me aromën që ju dëshironi. Mbylleni bidonin dhe përdorni sa herë t’ju duhet!