Me rastin e dasmës mbretërore të princit Harry dhe aktores Meghan Markle, më 19 maj, në territorin e kështjellës Windsor, pritet të marrin pjesë 2640 persona.
Ftesat për dasmën e tyre janë punuar nga “Barnard e Westwood”, një shtypshkronjë me seli në Londër, të cilës familja mbretërore i beson që nga viti 1985.
Ftesat do të nënshkruhen nga Princi Charles, ndërkaq fjalët e ftesës janë shkruar me ngjyrë ari dhe të zezë, dhe po me ar janë dekoruar edhe pjesët anësore.