Carlo Ancelotti ka thënë përgjigjen përfundimtare për ftesën e Neymar Jr si pjesë e Kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës.
Sipas raportimeve të “ESPN”, tekniku italian ka pothuajse të finalizuar listën prej 26 lojtarësh për “Seleção”, dhe emri i numrit 10 nuk figuron në të.
Vendimi vjen pasi Neymar ishte lënë jashtë edhe në miqësoret ndaj Francës dhe Kroacisë, për shkak të rikuperimit nga një dëmtim muskulor.
Nga 26 lojtarët e planifikuar, 24 vende thuhet se janë tashmë të sigurta, dhe 34-vjeçari nuk është pjesë e tyre.
Në këtë skenar, tre lojtarë po luftojnë për dy vende: Lucas Paquetá, Endrick dhe Igor Thiago.
Nëse ky vendim konfirmohet, mund të shënojë fundin e një epoke për Brazilin, me Neymar që për më shumë se një dekadë ka qenë figura kryesore dhe lideri i skuadrës.
Projekti i ri duket se synon një ekip më të balancuar dhe fleksibël, ku rëndësi ka kolektivi dhe jo individi.
Megjithatë, lista përfundimtare e Brazilit pritet të dalë më 18 maj.