Përhapet një video nga morgu, një burrë ngrihet nga tavolina e të vdekurve

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Një video e frikshme nga një morg rus filloi të qarkullonte në rrjetet sociale. Pamjet e kamerave të vëzhgimit, të postuara fillimisht nga një përdorues anonim në kanalin Telegram, shfaqin një burrë duke u ngritur nga një tavolinë në morg.

Në video fillimisht shfaqen dy burra të shtrirë nën çarçafë, por njëri prej tyre u ngrit nga tavolina ku mjekët i shtrinin të vdekurit. Videoja është realizuar në Tver, një qytet në pjesën perëndimore evropiane të Rusisë, shkruajnë mediat lokale

Gazetarja e portalit SamaraOnline tregon se nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë në video, nëse dikush e ka shpallur të vdekur gabimisht njeriun apo është një marketing viral morbid për ta promovuar një film horror të ardhshëm, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Punonjësit e morgut nga Tveri nuk konfirmuan se burri ishte ndonjë “kufomë e ringjallur”.

“Ndoshta është një gjë e inskenuar. Na kanë thirrur disa herë për këtë. Nuk ka lidhje me ne”, thanë nga morgu.

Për videon folën edhe nga Ministria ruse e Shëndetësisë.

Këtuhttps://www.index.hr/magazin/clanak/siri-se-jeziv-video-iz-mrtvacnice-covjek-ustao-sa-stola-na-kojem-leze-pokojnici/2334744.aspx

“Videoja është e rreme. Dhoma në video, e cila dyshohet se është një nga dhomat e morgut në Tver, nuk duket kështu. Nuk ka morgje në Tver të ngjashëm me atë që shfaqet në video”, tha ministria.

Të ngjashme