Për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, ministria e Arsimit në Greqi ka vendosur të mbyllë shkollat në Athinë dhe Selanik.
Në të gjithë vendin, autoritetet kanë vendosur mbylljen ose pezullimin të 28 institucioneve arsimore. Po ashtu me vendim të ministrisë janë pezulluar edhe të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 mars.
Pas vlerësimeve të fundit të rrezikut nga Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësohet se rreziku i shpërthimit të COVID-19 në Greqi është i moderuar deri i lartë.
Duke marrë parasysh sa më sipër, Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Shëndetit Publik kundër koronavirusit COVID-19 rekomandoi pezullimin e shkollave që kanë grupe studentësh që janë kthyer nga udhëtimet e organizuara shkollore në zona me sëmundje të transmetueshme në Itali ose që mund të kenë pasur kontakt me persona të konfirmuara të koronavirusit.