Përhapja e Covid-19, numër i madh i qytetarëve presin në radhë për tu testuar në IKShPK

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 12:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) numër i madh i qytetarëve të hënën kanë pritur në radhë për tu testuar për Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Nexhmije Mustafa mendon që është pozitiv me virus sepse ka të gjitha simptomat.

“Po kam ardhur me bo testin. I kom simptomat fytin, teshtima dhe koka. Po mendoj që kam me dal pozitiv se kurrë s’jom kon kështu”.

Ndërsa Ilir Osmani tha se është me temperaturë dhe ethe.

“Jam me temperaturë edhe ethe. Ma mirë është me ardh me hjeq merakun sepse mundet mu shpërndarë më shumë”.

Orgena Qollaku theksoi se është pozitive dhe apeloi te qytetarët që të kenë kujdesen për veten dhe t’i vendosin maskat, raporton EO.

“Kom ardhur me bo testin edhe mendoj që ko me dal pozitiv se kam shumë simptoma fytin, hundën. Të gjithë duhet të kujdesen dhe t’i vendosin maskat”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/ne-kliniken-infektive-po-trajtohen-11-paciente-me-covid-19-dy-ne-gjendje-te-rende/

Të ngjashme