Përhapja e gripit sezonal- MSH tregon masat parandaluese

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se intesiteti i gripit sezonal ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik.

Si rrjedhojë MSH-ja ka apeluar për vigjilencë të shtuar.

Tutje kanë treguar se në rast të simptomave të konsulohet me mjekun.

Masat e rëndësishme për parandalim sipas MSH-së:

Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;

Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;

Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;

Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm;

Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:

Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.

Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:

Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

Të ngjashme