Anësori i Interit, Ivan Perisic, ka folur pas fitores 1-2 ndaj Hellas Veronës, ku kroati shënoi golin e fitores.
28-vjeçari ka thënë se rëndësi ka vetëm fitorja, por normalisht që është i lumtur për golin.
“Goli im? Jam i djathtë, por gjuaj edhe me të majtën. Kam gjuajtur bukur dhe shënova”.
“Rëndësi ka vetëm fitorja, kemi vuajtur deri në fund, por kemi marrë tre pikë dhe duhet të vazhdojmë kështu pa lënë asgjë, tani duhet të përgatitem për Torinon”.
“Unë lider? Të gjithë duhet të jemi, duhet të mbrohemi dhe të sulmojmë, vetëm kështu mund të bëjmë gjëra të mira”, ka thënë Perisic për InterTV.
Zikaltrit renditën në vendin e dytë me 29 pikë, dy më pak se Napoli në pozitën e parë.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Torinos.