Perisic tregon sekretin me Icardin

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 10:53 | Nga

“Gjithmonë i them Mauritos të mos ma kthejë shpinën, pasi nuk do ta marrë vesh se çfarë mund të jem duke menduar. Edhe sezonin e kaluar përgatita një gol të tillë dhe sulmuesit duhet të jenë gjithmonë gati”, tha Perisic.

Ivan Perisic zbulon se si është mrekulluar për golin e parë të Interit ndaj Veronës.

Veprimi i shpejtë i kroatit përgatiti golin e parë të Icardit pas vetëm 38 sekondave ndaj Veronës, një asisit i rrallë nga rivënia anësore.

“Gjithmonë duhet të jesh i vëmendshëm dhe të përdorësh çdo mundësi për të ndihmuar ekipin dhe dua të falënderoj kapësin e topave që ma dha topin aq shpejt”, shprehet Perisic për Inter TV.

“Gjithmonë i them Mauritos të mos ma kthejë shpinën, pasi nuk do ta marrë vesh se çfarë mund të jem duke menduar. Edhe sezonin e kaluar përgatita një gol të tillë dhe sulmuesit duhet të jenë gjithmonë gati”, tha Perisic.

Për derbin me kuqezinjtë, kroati theksoi: “Shpresoj që fati të jetë me ne edhe ndaj Milanit. Derbi do të jetë vështirë, por jemi gati. Kemi punuar shumë në dy javët e fundit, duke ndryshuar taktikat dhe dallohet që topi lëviz më shpejt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme