Peristeri: Duhet të kalosh nëpër shumë krevate që të arrish famë

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 15:07 | Nga

Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve që jetoi shtatë vite në Greqi dhe provoi të depërtonte në diskografinë greke, por nuk e pati aq të thjeshtë dhe as aq të vështirë sa mendonte.

Anxhela ka pranuar se të konkurrosh me emrat më në zë të tregut muzikor në Greqi nuk ka qenë e thjeshtë, por falë talentit dhe zërit të saj, ajo ia ka dalë të jetë e suksesshme edhe në vendin fqinj. Por jo aq sa do të donte dhe për këtë zgjodhi të kthehej në vendin e lindjes. Arsyen e këtij vendimi, Anxhela e ka përsëritur edhe së fundi në një intervistë për Prive, ku, ndër të tjera, foli edhe për projektin e saj të fundit në Këngën Magjike.

“Nuk arrita aq sa unë e kisha menduar, sepse ka edhe gjëra të tjera që nuk më ndihmuan. Domethënë të qenit shqiptare më penalizoi, sepse nuk bëja dot karrierë. Në këtë pikë duhej gjithmonë të fshihesha që isha shqiptare, gjë që nuk e bëja dot…” – rrëfen Anxhela

Por nuk e mohon se të jesh pjesë e diskografisë greke, duhet të plotësosh kushtet: “Por që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi. Ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen bëhem e famshme dhe ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata …”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme