Pas vendimit të Prokurorisë për heqjen dorë nga dëshmia e Kadri Veselit ndaj deputetëve të opozitës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, nga seanca janë përjashtuar edhe të akuzuarit Albin Kurti e Albulena Haxhiu.
KTV raporton se gjyqtari ka përjashtuar nga seanca të akuzuarit, Albin Kurti e Albulena Haxhiu për shkak të kundërshtimeve të tyre për tërheqjen e Prokurorisë nga thirrja e Veselit dëshmitar.
Dëshminë ndaj tyre tashmë e ka përfunduar deputeti Armend Zemaj.
Prokurori ka thënë se dëshmia e kryetarit të Kuvendit nuk është më relevante sepse dëshmitarët tjerë tashmë i kanë qartësuar rrethanat e ngjarjes.