Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale — për ne, jo për ShBA-në.
Prandaj duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershme me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës.
Për më tepër, ne ndajmë vlerat e përbashkëta si:
(1) përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive,
(2) mbrojtja dhe avancimi i demokracisë,
(3) shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin,
(4) ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe
(5) ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive.