Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, organizoi ceremoninë përkujtimore për 14 ushtarët britanikë të cilët humbën jetën në Kosovë.
Gjatë kësaj ceremonie u vendosen kurora me lule poshtë pllakës ku janë të shkruar emrat e ushtarëve pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.
I pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Kosovē, Nicholas Abbot, i cili tha se kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për të por edhe për Ambasaden e Britanisë së Madhe në Kosovë, njofton KlanKosova.tv.
Përveç ambasadorit britanik pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, si dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.