Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në përkujtimin e dëshmorëve të familjes Lleshi në Vraniq të komunës së Gjakovës.
Duke folur në akademinë përkujtimore të organizauar me këtë rast, Haradinaj ka thënë se familja Lleshi e dëshmoi që lufta për liri e shqiptarëve, lufta e UÇK-së, ishte luftë e të gjithëve, ishte luftë e jona.
“E kemi për nder sot, që të përulemi me respekt para memorialeve të dëshmorëve Lleshi dhe nga këtu të dërgojmë një porosi që shqiptarë ishim, shqiptarë jemi dhe shqiptarë do të mbetemi. Gjurma më e mirë në troje tona, jemi ne vetë”.
“Sot, jemi të lirë dhe këtë liri e gëzojmë falë sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve tanë si Marku, Kola, Prendi dhe Mema nga familja Lleshi”, ka shkruar Haradinaj në një postim në faqen e tij në Facebook.