Përkujtohen dëshmorët e rënë në malet e Pashtrikut

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Në 20-të vjetorin e rënies se Dëshmorëve të Kombit Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti dhe Ismet Hoti janë bërë homazhe dhe nderime në respekt të jetës dhe veprës së Dëshmorëve tek varrezat e Dëshmorëve në Krushë të Madhe si dhe tek vendi i rënies në malet e Pashtrikut.

Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin shumë qytetarë për të nderuar veprën e tyre, si dhe kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, familjar dhe bashkëluftëtar të Dëshmorëve.

Në fjalimin e mbajtur tek vendi i rënies në malet e Pashtrikut, kryetari Latifi ka çmuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve të 4 Dhjetorit 1998.

Për nder të veprës dhe sakrificës së 8 Dëshmorëve të Pashtrikut nën patronatin e kryetarit të komunës, Smajl Latifi u mbajt edhe Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” në Krushë të Madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme