Në sheshin e kryeqytetit “Edith Durham”, është mbajtur ceremonia përkujtimore e 14 ushtarëve britanikë që humbën jetën në Kosovë gjatë shërbimit të tyre, raporton Ekonomia Online.
Kurora në pllakën përkujtimore në sheshin “Edith Durham” vendosën edhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Të pranishëm ishin edhe komandanti i KFOR-it Enrico Barduani, ambasadorë të korit diplomatik dhe shumë personaliete të tjera.
Përmes ceremonisë së organizuar po ashtu u dërguan mesazhe për paqe. Me këtë rast u tha se kjo ditë duhet t’i frymëzojë të gjithë për të punuar për paqen në rajon.