Në Skenderaj është përkujtuar në ditëlindjen e tij Hamëz Jashari me aktivitete të ndryshme nga Kryetari Bekim Jashari dhe nxënësie e Gjimnazit që mban emrin e heroit Hamëz Jashari.
“Sot, në ditëlindjen e 70-të të babes Hamëz Jashari, që shënon edhe ditën e shkollës së mesme, Gjimnazit të Skenderajt, bashkë me drejtorin e kolektivin e shkollës, drejtorët komunal, asambleistët e shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, vendosëm lule tek busti i tij në Skenderaj dhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Nxënësit e Gjimnazit kishin përgatitur program të pasur kulturor – artistik, në nderim të jetës e veprës së heroit të kombit Hamëz Jashari.
Kujtimi për babën edhe sot pas 22 vitesh nga rënia e tij historike, mbetet i freskët, mësimet e tij për jetën, atdhedashurinë, sinqeritetin e trimerinë kanë qenë dhe mbeten frymëzimi im jetësor.
Babë, lufta çlirimitare që bërë ti, komandanti Legjendar, Adem Jashari, e bashkëluftetarët e tu u bë themel i Lirisë e Pavarësisë që sot e gëzojmë.
Përjetë mirënjohës për ty babë që na rrite e edukove nën frymën patriotike e dashurisë për atdheun.
Urime babë ditëlindja e 70-të!
Jetoj e punoj çdo ditë duke jetësuar amanetin tënd”