Në 26-vjetorin e rënies është përkujtuar sot heroi Xhevat Jusufi, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka bërë homazhe dhe ka kujtuar angazhimin e Xhevat Jusufit për çështjen kombëtare, si luftëtar prijës dhe hero i Kosovës.
“Sot kujtojmë jetën dhe angazhimin e Xhevat Jusufit, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, luftëtarit prijës dhe Heroit të Kosovës. Për kontributin e tij në Luftën për Liri, Xhevat Jusufi mban titullin “Hero i Kosovës”, në nderim të sakrificës së tij për tokën e Kosovës. Dëshmorët janë të pavdekshëm. Vrasësit e tyre qofshin të nemur e të mallkuar përgjithmonë! LAVDI për jetë e mot!”, ka shkruar Peci.