Sot, mbushen 19 vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë, përkatësisht nga masakra e Burimit, ku u vranë dhe u masakruan, 42 civil shqiptar.
Masakra e Burimit, është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë ngjarje dhe për asnjë vrasje tjetër gjatë luftës, nuk është dënuar askush, njofton Klan Kosova.
Në përkujtim të kësaj ngjarje, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, është mbajtur një seancë përkujtimore e Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe më pas janë bërë nderime dhe homazhe në varrezat e vrarëve në Dragobil, si dhe tek Vrella e Mëhillit në Burim, ku edhe ka ndodhur kjo masakër.