Përkujtohet profesori Skënder Gashi, vlerësohet kontributi i tij për Institutin Albanologjik

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 15:00 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur mbledhje përkujtimore për nder të albanologut Skënder Gashit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë akademi pjesëmarrës ishin edhe shumë personalitete të larta të vendit ku profesorin Skënder Gashin e kanë kujtuar si njeri që ka kontribuar shumë në Institutin Albanologjik.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi tha se profesori Skënder Gashi ka dhënë një kontribut të madh në këtë institut duke shtuar tutje se profesor Gashi ka lënë zbrazësi të madhe.

“Gashi përveç që dha kontribuar në institucione një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë shkencore e kaloi si punues i Institutit Albanologjik. Vdekja e profesor Skënder Gashi lë zbrazësi të madhe mundë të quhet një humbje të madje për ts prezantuar punimet tona shkencore edhe në  Evropë”.

Zv.kryeministri Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Gashi për humbjen e profesorit Skënder Gashit ndërsa ka shtuar tutje se Kosova ka humbur një njëri të madh.

“Kosova ka humb një njëri të madh, e neve na mbetet të jetojmë tutje me kujtimet dhe veprat e tij. Profesori ka lënë zemrat e njerëzve, duar dhe dyert e njerëzve hapur, nuk ka mbyll asgjë mburruni me veprat dhe kujtimet e mira të këtij njeriu”.

Djali i të ndjerit njëherit Minister i Diasporës Dardan Gashi ka thënë se informatat lidhur me ceremoninë e varrimit do të bëhen me kohë.

“Rreth çështjes së Varrimit nuk mund të ju informojmë për shkak të riatdhesimit të trupit të profesorit. Faleminderit profesorë Matoshit për këto organizime që ka bërë sot”.

Profesori Skënder Gashi ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare  në qytetin e Vjenës ku edhe kishte jetuar së fundmi, raporton EO.

Skënder Gashi studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, studimet e magjistraturës në Zagreb dhe doktoroi në Universitetin e Salzburgut në Austri.

Gashi ishte udhëheqës i katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.

I ndjeri kishte dhënë shumë  për Institutin Albanologjik të Kosovës. Ishte themelues dhe udhëheqës e nënkryetar i LDK-së për Evropë dhe mik e bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.

Ishte autor i revistës së vetme shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, revistës shkencore “Dardania”.

Të ngjashme