Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK) ka mbajtur akademi përkujtimore për shkrimtarin Rexhep Hoxha, raporton Ekonomia Online.
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shqyeri Galica, tha se vepra e profesor Rexhep Hoxhës ka ndikuar në ngritjen intelektuale të brezave të tërë dhe si i tillë do të kujtohet përjetësisht nga miqtë, bashkëpunëtorët dhe lexuesit.
“Shkrimtari ynë i shquar profesor Rexhep Hoxha u nda nga ne kur po i mbushte 9 dekada. Shkrimet e tij do të botohen në të gjitha gazetat dhe revistat shqipe më se 40 sosh. Vepra e parë do të jetë një mesazh për jetën e tij që e ngre nivelin e tij arsimor dhe intelektual. Dashuria mbi atdheun është mbi të gjitha dhe këtë e dëshmon në shumë prej veprave të tij letrare. Vepra e tij ka ndikuar në ngritjen intelektuale të brezave të tërë. Vepra e Rexhep Hoxhës do të nderohet dhe respektohet gjithmonë ndër breza dhe vepra e tij dhe personaliteti i tij do të respektohet dhe nderohet me krenari përjetë”.
Leonora Buqaj prezantoi jetën dhe veprën e shkrimtarit Rexhep Hoxha të titulluar, “Rexhep Hoxha klasiku i fundit për të rij dhe të rinj.
Buqaj u shpreh se Hoxha i takon brezit të parë të shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë pas Luftës së Dytë Botërore.
“Rexhep Hoxha ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare, Hoxha i takon brezit të parë të krijimtarisë shqiptare për fëmijë pas Luftës të Dytë Botërore. Poeti Rexhep Hoxha veprën e parë e titulloi “Gjethet e reja” 66 vjet më parë”.
Shkrimtari Rexhep Hoxha ishte autor i romanit të mirënjohur për fëmijë “Lugjet e Verdha”.