Takimi në mes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, do të mbahet përkundër tensioneve dhe akuzave të ndërsjella, njofton Shtëpia e Bardhë.
Trump e Putin do të takohen për bisedime në kryeqytetin finlandez, Helsinki, të hënën.
“Është gati”, ka thënë zëvendësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders para gazetarëve.
Por, ka pasur mundësi që ky takim të anulohet pasi SHBA-ja akuzojë 12 zyrtar4ë të inteligjencës ruse për ndërhyrje në zgjedhje të premten.
Por, zyrtarë rusë kanë thënë se sa i përket atyre, janë që takimi të mbahet.
“Ne e konsiderojmë Trump-in një partner për bisedime”, ka thënë këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.
“Gjendja e marrëdhënieve dy paleshe është shumë e keqe, ne duhet të fillojmë përmirësimin e kësaj gjendje”.