Përleshen fizikisht tre persona në Malishevë

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Tre persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:30 në rrugën “Skënderbeu”, në Malishevë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve ju është ofruar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë  pasi që pas një mos marrëveshje janë përleshur fizikisht. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve ju është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme