Ka shkuar në dy numri i të vdekurve si pasojë e përleshjes me armë mes dy familjeve shqiptare në Kumanovë. Ndërkohë që 4 persona të tjerë ndodhen të plagosur në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Tode Mendoll”. Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur pesë persona, njëri prej të cilëve ishte në gjendje të rëndë.
Viktima që ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e plagëve të marra është identifikuar si Vebi Maksuti, transmeton “Shekulli”.
Mediat maqedonase raportojnë se anëtarë të familjes Latifi dhe Maksuti ishin konfrontuar fillimisht fizikisht dhe më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Përplasja me armë ngjalli frikë dhe panik mes banorëve të zonës.
Katër të plagosurit vijojnë mjekimin në spital, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.