Përleshja mes tifozëve anglez e serb, raportohet se ka të përfshirë dhe shqiptarë

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje ka ngjarë në Gelsenkrichen, mes tifozëve anglez dhe serb.

Gazetari, Arlind Sadiku thotë se sipas mediave angleze, në këtë përleshje ka të përfshirë dhe shqiptarë.

“Siç janë duke raportuar mediat angleze dhe siç po shihet nëpër portale videot e fundit, natyrisht edhe lajmet jemi munduar t’i konfirmojmë, ka pasur përleshje mes tifozëve serb dhe atyre të Anglisë”, thotë Sadiku.

“Sipas mediumeve angleze janë të përfshirë edhe shqiptarët në këto përleshje. Si është inicuar apo si kanë filluar sulmet, ende nuk dihet, por ka sulme në disa pika të ndryshme të Gelsenkrichen. Janë parë duke hedhur tavolina, duke thyer gota, xhama, shishe të birrave, një person është parë i gjakosur”.

Tutje, Sadiku thotë se edhe UEFA ka marrë masa në lidhje me këtë ngjarje.

“Edhe UEFA ka marrë masa. Kujtojmë se ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë është parashikuar të jetë ndeshja me rrezikshmërinë më të lartë nga të gjitha ndeshjet e Euro 2024, prandaj ka rekord të numrit të policisë”, u shpreh Sadiku.

Po ashtu, sa i përket se ndeshja Serbi – Angli, se a mund të zhvillohet pa tifozë në stadium, Sadiku thotë se deri më tani nuk ka ndonjë informacion.

“Deri tani nuk ndonjë njoftim, ky është opsioni i fundit që të anulohet prezenca e tifozëve në stadium”.

Të ngjashme