Përleshja në Graçanicë, të përfshirë dy pjesëtarë të policisë

| 11 Dhj 2023 | 16:09 | Nga

Një rrahje ka ndodhur mbrëme pas mesnatës në Graçanicë.

Si rezultat, dy qytetarë janë arrestuar për lëndim trupor ndaj një zyrtari të policisë, i cili në atë moment kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.

Ndërkaq në hetimin e këtij rasti është përfshirë edhe Inspektorati i Policisë.

“IPK është duke trajtuar rastin lidhur me dyshimin e prezencës së një zyrtari policor gjatë incidentit (edhe ky jashtë detyrës zyrtare) dhe lidhur me përgjegjësinë eventuale të tij për mosveprim”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Të ngjashme