Përleshja në Zllatar, dy të dyshuarit babë e bir

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur dje pasdite ne Zllatar.

Sipas policisë, dy persona, babë e bir janë arrestuar pasi e kanë sulmuar fizikisht një person.

Sipas viktimës, njëri nga të dyshuarit është vetplagosur me armë zjarri në këmbë.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa në veturën e të dyshuarit te QKUK-ja kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 or”, njofton policia.

Të ngjashme