Së paku 16 të burgosur janë vrarë gjatë një përleshjeje mes bandave rivale në një burg të Hondurasit. Kjo ngjarje ndodhi vetëm dy ditë pas shpërthimit të dhunës në një burg tjetër.
Zyrtarët thanë se në përleshjen e së dielës në burgun “El Porvenir”, janë përdorur armë zjarri, thika dhe shpata të vogla.
Të premten, 18 të burgosur u vranë dhe 16 të tjerë u lënduan në qytetin verior, Tela.
Në burgjet e Hondurasit është përhapur një valë dhune kohëve të fundit. Arsye për këtë besohet të jetë stërmbushja e burgjeve jashtë standardeve të sigurisë.
Qeveria e këtij shteti javën e kaluar e shpalli gjendjen emergjente në sistemin e burgjeve, duke ia kaluar kontrollin forcave të sigurisë.
Presidenti Orlando Hernandez e mori këtë vendim pas vrasjes së pesë anëtarëve të bandës “MS-13” u vranë gjatë kohës kur po mbaheshin në paraburgim.
Ndonëse kanë kapacitet për vetëm tetë mijë të burgosur, në burgjet e Hondurasit e vuajnë dënimin më shumë se 20 mijë persona, shkruan “BBC”.