Nëntë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi që ata dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike.
Policia e Kosovës raporton sedy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.