Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, raporton Ekonomia Online.
Dyshohet se djali i vëllaut të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi dyshohet e ka sulmuar fizikisht sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rrecin.
Raportohet se deri te sulmi kishte ardhur pasi që Krasniqi kishte kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendit, por që një gjë të tillë nuk ia kishte dorëzuar sekretari Rreci.
Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike ne MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Ahmeti për Ekonomia Online.
Krasniqi ishte punësuar si këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala, i cili akoma po mban pozitën.
Nga kjo ministri askush nuk ka pranuar që të komentojë për rastin, por siç mëson EO përleshja ka ndodhur për çështje administrative.
Bajram Shala përgjegjës në Zyrën për Medie, tha se nun mund të komentojë për këtë rast.