Ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës, në Urgjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës një përleshje fizike midis disa personave, që kishin ardhur të merrnin trajtim mjekësor.
Këtë rast e kanë konfirmuar të enjten zyrtarët e këtij spitali, të cilët kanë shprehur edhe indinjatën e tyre, me një reagim të lëshuar të enjten, pasi personat e përfshirë në këtë rast paraprakisht ishin përleshur mes vete edhe në një vend tjetër dhe e kanë vazhduar edhe në spital. Por pa i dhënë emrat e tyre e as numrin e personave siç thotë ai midis grupeve, shkruan sot Koha Ditore.
“Spitali i Përgjithshëm i Pejës shpreh indinjatë, lidhur me rastin e mbrëmshëm kur disa persona pasi janë përleshur mes vete diku tjetër kanë ardhur dhe në objektin e spitalit kanë vazhduar rrahjen, edhe pse policia ka qenë prezent.