Dy persona janë përleshur mes vete në Deçan, e njëri ka shtënë me armë zjarri, njofton Policia e Kosovës.
Një person u arrestua në lidhje me këtë ngjarje, teksa i njëjti dyshohet se pas zënkës që kishte pasur me viktimën, kishte shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar një armë, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë.
Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.