Ekonomia Online
FUNDIT

Përleshje me armë zjarri në Deçan

Përleshje me armë zjarri në Deçan

Dy persona janë përleshur mes vete në Deçan, e njëri ka shtënë me armë zjarri, njofton Policia e Kosovës. Një person u arrestua në lidhje me këtë ngjarje, teksa i njëjti dyshohet se pas zënkës që kishte pasur me viktimën, kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar një armë, dhjetë […]

Dy persona janë përleshur mes vete në Deçan, e njëri ka shtënë me armë zjarri, njofton Policia e Kosovës.

Një person u arrestua në lidhje me këtë ngjarje, teksa i njëjti dyshohet se pas zënkës që kishte pasur me viktimën, kishte shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar një armë, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Të ngjashme