Fotot e Britney Spears në gjendje të keqe, duke ecur e mbështjellë me një batanije dhe e shoqëruar nga policia jashtë një hoteli në Los Angeles, po bëjnë xhiron e internetit.
TMZ raporton se ylli i popit ka pasur një debat të ashpër me partnerin e saj, Paul Soliz, me situatën që doli jashtë kontrollit.
Mbrëmjen e së mërkurës 1 maj, Britney Spears shkoi në Chateau Marmont me të dashurin e saj.
Disa orë më vonë, një kalimtar telefonoi policinë, duke pretenduar se një grua (ylli i popit 42-vjeçar) po kërcënonte punonjësit dhe klientët e hotelit.
Oficerët mbërritën pak pas orës 22:30, por u larguan pasi nuk panë asgjë të dyshimtë në atë kohë. Çifti shkuan në një dhomë hoteli rreth orës 23:00, ku vazhduan të festonin dhe të pinin.
Ndërsa ndodheshin në dhomë, ata u përfshinë një përleshje të madhe me grushte, ku Britney Spears raportohet se u godit me shkelm në këmbë nga partneri.
Burimet e cituara nga TMZ thonë se këngëtarja “po bërtiste dhe ishte jashtë kontrollit në korridorin e suitës së saj dhe disa të persona menduan se kishte një krizë mendore, kështu që njofuan ambulancën”.
Mjekët mbërritën rreth orës 00:40 të mëngjesit dhe kontaktuan me Spears, e cila po largohej nga hoteli me një jastëk dhe batanije të mbështjellë rreth saj. Ishte e qartë se ajo po qante. Këngëtarja nuk hyri në ambulancë dhe përfundoi duke u larguar me sigurinë e saj, e vetme dhe pa partnerin.
Pas ngjarjes Britney Spears tregoi këmbën e saj të fryrë në Instagram dhe bëri një sërë postimesh të çuditshme, duke thënë se ra aksidentalisht dhe dëmtoi veten.
“Në fakt e ndrydha kyçin e këmbës si një idiote- vetëm për ta vërtetuar këtë. Është shumë keq. Zonja idiote këtu u përpoq të bënte një kërcim në sallën e Chateau dhe ra! U turpërova – dhe kaq ”, ka shkruar ajo.
Me një tjetër postim ajo ka dashur të përgënjeshtrojë lajmet për sherrin e saj me Solizin. duke e quajtur një gënjeshtër dhe ka kërkuar respektin e të gjithëve.
Postimi i saj u përshkrua si shqetësues nga agjencitë ndërkombëtare pasi filloi të shkruante gjëra jo koherente si: “Tani dua një ekspres, nuk e di pse po e shkruaj këtë”.
Më pas, në videon që tregon këmbën e saj të fryrë, Britney Spears fajësoi nënën e saj, duke lënë të kuptohet se është ajo që ka treguar për mediat se është përleshur me partnerin e saj.
“E di që nëna ime ishte e përfshirë! Unë kam 6 muaj që flas me të dhe më telefonoi menjëherë pas ngjarjes, para se të dilte lajmi! Ata e vendosën për mua ashtu si ajo në atë kohë! Do të doja të kisha gjyshër! Nuk e duroj dot!!! Sinqerisht nuk më intereson, do ta them”, ka shkruar ajo.