Përleshje me thika në Istog, katër persona të lënduar

Prishtinë | 21 Maj 2023 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë pësuar lëndime nga thika, pasi që të njëjtit janë përfshirë në përleshje në mes vete, mbrëmë në Istog.

Si pasojë e plagëve të marra, katër të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë ndaluar, por ende janë nën përkujdesje mjekësore.

Ky rast, në raportin 24-orësh thuhet se është ende duke u hetuar.

“Istog 20.05.2023-14:30. Katër të dyshuar meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal –Pejë, pasi që të njëjti janë përfshirë në përleshje në mes vete me mjete të forta (thikë). Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajte, ndërsa dy të tjerët janëndalur por ende janë nën përkujdesje mjekësore, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme