Përleshje mes 2 familjeve në Lipjan, konfiskohet një armë – 2 persona dërgohen në mbajtje

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur të dielën në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje mes palëve.

Policia bën me dije përmes raportit se rasti është paraqitur më 26 korrik orës 19:30. Pas intervenimit në vendngjarje, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole të llojit Ekol.

Pas intervistimit të personave të përfshirë, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme