Të shtunën rreth orës 22:00 ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve të rinjsh në Fshatin e Vjetër të Ferizajt.
Si pasojë e rrahjes, njëri nga tre viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore, të tre viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë, njofton Klan Kosova.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”.