Përleshje mes pesë personave në Graçanicë, njëri prej tyre është lënduar

Prishtinë | 11 Dhj 2023 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje mes pesë personave ka ndodhur në Graçanicë, të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Si pasojë e kësaj përleshje, njëri prej tyre ka pësuar lëndime, përcjell Klankosova.tv.

“Është raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën kanë qenë të përfshirë pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ku si pasojë njëri nga personat ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

“Lidhur me rastin janë informuar autoritetet kompetente ku dy prej të dyshuarve të përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme