Një përleshje masive ka ndodhur mëngjesin e së dieles në Austri.
Raportohet se të përfshirë në rrahje janë një grup i shqiptarëve dhe i serbëve.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të natës në lagjen Bindermilch në Linz, raportojnë mediat austriake përcjell Klankosova.tv.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Linzit, derisa ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur ky rast.
Siç raportojnë mediat austriake, në këtë ngjarja ishin të përfshirë 20 persona.
Gjatë përleshjes thuhet se tre persona kishin shtënë me armë zjarri në ajër.
Kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kishin ikur.