Përleshje në ndeshjen Vjosa-Vushtrria, dy të arrestuar

Prishtinë | 22 Mar 2026 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur sot gjatë një ndeshje futbollistike në stadiumin e qytetit në Shtime, në mes të Vjosës dhe Vushtrrisë.

Lidhur me rastin është deklaruar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se po ashtu në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar edhe disa persona.

“Ju njoftojmë se rreth orës 15:10 është policia në Shtime është ka intervenuar në stadiumin e qytetit në Shtime, pasi kishte filluar një përleshje mes shikuesve dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rrahje. Janë intervistuar edhe disa persona të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. Për veprimet e policisë është njoftuar prokurori i shtetit”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Të ngjashme