Përleshje në një kafiteri në Gjakovë, dy shtetas të Shqipërisë përfundojnë në mbajtje

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur në një lokal-kafiteri në rrugën “Wesly Clark” në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 03:00, ku dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Shqipërisë, janë përleshur mes vete.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Shqipërisë për shkak se në një lokal-kafiteri janë përleshur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Të ngjashme