Përleshje në Prishtinë, përdoret edhe arma

Prishtinë | 30 Sht 2024 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, pasditën e së dieles.

I dyshuari thuhet se ka shtënë me armë zjarri në tokë me qëllim për ta frikësuar viktimën.

Policia në raportin 24 orësh vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme