Një person ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
I lënduari është duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e plagëve të marra. Rasti është në hetim.